Njoftim për Internship në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe ka në fokus mbështetjen e investitorëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në rajon por ndërkohë krijon mundësi për fuqëzimin e rinisë shqiptare. Prandaj për periudhën korrik – tetor 2017 kemi krijuar mundësinë për Internship pranë zyrës tonë.

Kriteret e pranimit janë:

  • Personi të jetë sa më i vetë motivuar dhe optimist;
  • Mosha 16 – 25 vjeç;
  • Preferohet njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë te tjera përbëjnë avantazh;
  • Preferohet njohuri të mira të Microsoft word, exel, etj;
  • Të ketë aftësi menaxhimi, organizimi të punës në grup;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.

Kandidatët e sukseshëm do të pajisen me Dëshmi ku certifikohet periudha e angazhimit tuaj në institucionin tonë, gjithashtu referim aktiv për tju krijuar mundësi punësimi duke ju sygjeruar tek partnerët tanë!

Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën info@esualbania.org  brenda datës 30 Qershor 2017. Personat e përzgjedhur nga faza e parë do t’u caktohet një intervistë ku do të përcaktohen dhe angazhimet përkatëse në projektet e ndryshme që zhvillon Dhomën Britanike e Tregtisë.

Për të gjithë që dëshirojnë të angazhohen në projektet e ndryshme që ne organizojmë apo aplikojnë pas datës 30, ne do tju informojmë për të gjitha oportunitetet e planifikuara.